3 Comments

  1. Either_Sock4639 on

    Kush e perdor termin Iliridë? Me sa di une e ka perdorur vetem nje grup i vogel ultranacionalist ne vitet 2000. Asnje politikan Shqiptar ne Maqedoni apo intelektual nuk e perdor kete term. Shqiptaret ne Maqedoni jane shtetforumes dhe keto terma vetem sa demtojne imazhin e tyre.

  2. leviathan19990 on

    Tani kane me shume mundesi te hyjne ne BE sepse Europa kurve nuk do qe te bien ne ndikimin rus

  3. albo_kapedani on

    Tre gjëra:

    E para. Një nga arsyet e këtij rezultati është BE-ja dora vet. Politikat e dështuara të zgjerimit e talljet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë me doemos kësisoj pasojash. Toni që do vendoset për qeverisjen dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, do shihet në ditët e javët në vijim.

    Hyrja në BE, me pasoja a papasoja s’ka lidhje. E mirë, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Maqedoninë e Veriut, apo të tjera vende të lindjes, do ishte të ishin bërë pjesë e BE-së para 30 vitesh. Tani nuk ka shumë vlerë. Në mënyrë të vazhdueshme BE-ja po shtynë vende drejt të ekstremeve – të djathtës, kryesisht, por edhe të majtës. BE-ja vetë s’ka më aq këllqe sa kishte, është e ciflosur dhe e përçarë shumë.

    Sidoqoftë, faktori shqiptarë tregoi që është i fuqishëm por i ndarë. Rrethanat gjeopolitike botërore është nxinë. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë minoritet shumë i konsiderueshëm, i dukshëm e shtetformuese. Në këto kondita nuk e ka shumë luksin të jetë e ndarë në çeta. Megjithatë, rezultati për Shqiptarët ishte goxha domethënëse.

    E dyta. Termi “Ilirid” është një term idot, i pa bazuar në histori. Ndërsa, termi Maqedoni është ama, me baza mjaft të forta. Mjaft vazhduam ti falim historinë të tjerëve e sidomos sllavomaqedonasve që kanë zbarkuar në këto vise “vjet pas dreke”. Këtu vetëm ne vazhdojmë humbasim.

    E treta. “Çysh” shkruhet me “Q” – “qysh”. Kjo është një nga fjalët me “Q-ja”. 😄