45.08% think that a woman is responsible if she is violated by a man. So welcome to Albania. ✌🏼

https://i.redd.it/jwi3yaibx7zc1.jpeg

Posted by gradamfahren

23 Comments

  1. NewChickenBreast2 on

    Ore po si s’kam pare ndonje mashkull te dhunshem te ngelet beqar? Perkundrazi, me 3+ femije ne shpi dhe 2+ dashnore i ke te tere. A di te me thote kush cfare kane keta qe jane kaq te parezistueshem per femrat? Se une smarr vesh nga keto pune, skam ushtruar ndonjehere dhune ndaj femrave.

  2. ArbereshDoqetejete on

    pse me duket sikur pyetja eshte formuluar ne menyren me te paqarte te mundshme.

  3. >45.08% mendojnë se gruaja ka përgjegjësi nëse dhunohet nga burri. Mirë se erdhët në Albanistan pra.

    Per fat te keq, ky fenomen egziston ku do, ne gjith historin

    Ne momentin qe egziston nje propagand kunder nje grupi, dhe grupi i shtypur nuk ka se si te luftoj kunder propagandes, vet grupi fillon dhe e pertyp propaganden.

    Nese kerkon ne subet feministe ne redit jam i bindur qe do lexosh se dhe per ata (perendimin) seksismi kunder grave nga grat eshte fenomen qe egziston

    – Sa fshatar ne shqiperi mendoj se te jesh fshatar eshte keq
    – sa puntor neper bot mendojne se klasa puntore e ka fajet
    – sa te varfer neper bot mendojn qe te pasurit ja yje
    – sa skllever menonin qe sklleverit (e tjere) nuk meritojne lirin

    Sa individ rriten ne nje familje te dhunshme dhe e kan perpi mesazhin qe jan te pa vlere?

    Ndoshta ne vendet si shqiperi 45.08% eshte shume i lart, por arsyeja eshte e thjeshte. Skemi pasur protesta, ligjerata kunder seksismit. Ke sa te duash gra qe dhunohen dhe mendojne qe e meritojne. **Te gjith njerezit ne planet do mendonin te njejten gje, nese kurr skan degjuar alternativen**

    Sa prej nesh mendojme qe dhuna ku kemi marr nga familja ishte e justifikuar psh

  4. Nese njerezit qe kane votuar opsionet 2 dhe 3 nuk e kane bere per arsye sarkastike duhet te vizitohen per tumorin ne tru qe kane.

  5. Square_Reaction_8135 on

    Ed Vroma. Sa here i shoh surratin ne tv e nxjerr dufin te gruja.

  6. Kam pas disa shembuj ne vendin ku jetoj qe mas 20 birrash vishin vone ne shpi edhe rrahshin grun.

    Gruja e shkrete njeri i zotit po ca me i ba ktij palles qe sdin me kontrollu vedin edhe ven dor mbi grun e shkrete kot.

  7. iVeritasAE on

    Per mua pervec burrave e ka dhe ambienti ose mentaliteti. Po i martojne gocat me mblese dhe po i cojne te dikush qe s’e njohin fare, divorci eshte i papranushem etj etj

  8. uanitasuanitatum on

    ky sondazh nuk merr parasysh çiftet lezbike kshq hidhet poshte nbaze diskriminimi

  9. uanitasuanitatum on

    > 45.08% mendojne se gruaja ka pergjegjesi

    kjo eshte e pavertete. ti ke postu dhe foton me shifra, dhe pastaj jep ket shifer tjeter. pa kuptim.

  10. NGO apo OJQ-te e kan nje pjese te miret te fajit per mua. Cdo muaj keto 3-4 vitet e fundit ndodh minimalisht 1 incident/tragjedi me ne thelb dhunen ne familje/ndaj grave. Shoh te njejtat fytyra qe dalin neper TV dhe japin opinione mbi shkakun e mundshem, mendesine e prapambetur tonen, mosfunksionimin e ligjit dhe organeve te rendit, mungeses se arsimimit dhe edukimit te pjeses me te madhe te shoqerise etj etj, dhe ne fund nuk ndryshon asgje.

    Keto emisione qe behen nuk jane zgjidhje, se ne fund te tymnajes, ato emisione i shoh po une dhe nje pjese e mire e atyre qe nuk kane nevoje per keto mesazhe sensibilizuese, se nuk i dhunojme ne grate. Keto analiste/opinioniste/feministe (ka dhe burra plot aty), jane pjese e ketyre OJQ-ve te rendesishme qe shperndajne mesazhe te rendesishme, dhe ne baze te tyre merren fonde te medha, pikerisht per te luftuar kete dukuri, por ajo nuk luftohet nga rehatia e emisioneve duke dhene keto mesazhe, po ne terren, duke edukuar cdo dite burra dhe derrat e tjere qe ushtrojne dhunen.

    Ne lidhje me sondazhin, eshte totalisht idiot. S’duhet te kete ndasi gjinore aty, e para grate jane ne shumicen e rasteve viktimat e dhunes se ushtruar. Vetem nje perqindje e vogel e grave mund te jene fajtore per dhunen e ushtruar ne famlije. E dyta, duhet luftuar en bloc kjo pune, duke edukuar te dy palet, se per sa kohe ke gra qe thone se dhe ndonje dacke e durojme se burri eshte burre, do kesh dhe hajvan plot ketej matane qe do iu ngrefet egoja duke u martuar me keto gra, keshtu qe etiketimi i vetem njeres pale eshte i kote. Ka nevoje per pune ne terren, nga OJQ dhe organet kompetente per te edukjar te gjithe shoqerine qe ka nevoje keto mesazhe, se u lodhem duke i pare e s’po nxjerrin gje ne drite, vetem sa na prishin terezine ne te tjereve.

  11. Si karin, se kuptoj kete sondazh kari. Si karin fillon sondazhi me kush eshte pergjegjes BURRI APO GRUAJA. Çkar sondazhi eshte ky?! Varet nga rrethanat mor vlla çeshte kjo ndarje gjinore pa pike lidhje, pa asnje detaj paracaktues. Dmth si ne ç sens pergjegjes?

  12. Albanian98 on

    Hyfte albanistani andej nga dole ti. Pse e pergenjeshtron sondazhin? 6% vetem kane thene qe jane grate pergjegjese.

  13. BlackEagle016 on

    Une them te dyja palet. Arsyeja pse them ket eshte per shkak se gruaja hesht. Edhe kur ofrohet mundesia me ndal ate dhune, ajo hesht, nga paragjykimi qe mund te ndjeje nga shoqeria, apo per shkak te femijeve. Prandaj them te dyja palet.

  14. Fairyof90s on

    Te dy jane pergjegjes, pavaresisht gjinise cili do qe perdore dhune ka faj, dhe cili do qe e pranon dhe e lejon ne vazhdimesi te ndodhe dhunen poashtu ka faj, pike. E di se ka mendime qe “ata qe e durojne dhunen s’kane ku te shkojne”, ndoshta une flas lehte sepse nuk jam nen lekuren e tyre, ama mendoj qe te jetosh ne rruge e te jetosh nen dhune nuk ka ndonje far dallimi, te pakten ne rruge ka shprese qe gjene me mire, kurse nen dhune nuk ke alternativa tjera.
    “Fikë se fikë me muzikë” thojme ne n’Kosove 🙃

  15. Comrade-Enver-Hoxha on

    Të dy. Varet, sepse çdo sitautë eshte ndrusha. Po eshte shume e vertet disa here grate kane faj.

  16. Eshte mendesia, as burrat as grate. Jane njerez te rritur me ate fryme qe rrisin femijet e tyre me po ate fryme.
    Ka faj mungesa e arsimit dhe edukimit dhe e masave konkrete nga qeveria per te luftuar kete fenomen.

  17. mt-vicory42069 on

    Hmmm 🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔😮🧐🧐🧐🧐🧐

    ![gif](giphy|lKXEBR8m1jWso)