They have it for immigrants

https://i.redd.it/7n486sxlilqd1.jpeg

Posted by Idkmanfookit

11 Comments

  1. Po votuan ata e siguroi mbreti dhe nje mandat ,atyre i duket fushe me lule Shqiperia dhe gjithe meritat ja japin mbretit

  2. Mos e vini re atë “e kanë për emigrantët” n’caption😭 do bëja një pytje idiote “e kanë për emigrantët që rrinë tre muj apo ata që kanë pasaportë n’shtetin ku jetojnë?” 💀

  3. Personalisht, per sa kohe çoj paret e mia qe i fitoj me djerse ne Gjermani tek familja ime dhe mendoj per ta ne çdo kohe, patjeter qe kam te drejten absolute per te votuar mor mik, se lashe vendin tim nuk do te thote qe i bera mutin, nuk paguaj taksa drejte per drejte eshte e vertete, por une vazhdoj te sjell leke ne te zeze ne Shqiperi.

    Jo vetem familja, por mendoj dhe per te gjitha ato nena qe presin akoma ne autobus ne pik te vapes, rruges per ne pune, ku rropaten per te plotesuar tekat e fëmijëve qe nuk dine akoma arsyen se perse jane ne jete.

    Kështu qe po mor mik te votojme te gjithe, edhe ne pidh te arushes qofshin, per sa kohe kontribuojnë per Shqiperine e tyre ne nje menyre apo tjeter. Ju qe jeni kunder se kuptoj kete kunder argumentin e karit qe *ç’pune keni ju me Shqiperine, per sa kohe nuk jeni ketu s’na i dini hallet*

    Nejse nuk po e vazhdoj më, kushdo qe e lexon kete mesazh, voto vlla, dhe voto per ate qe ti ke nje fije besim, sepse eshte e vetmja arme qe kemi nese duam ti bejme gjerat ne menyren e duhur.

  4. Emigrantët nqse janë shtetas me dokumenta duhet të kenë të drejtë vote, por mirë do ishte që vota e tyre mos vlente njësoj si me shtetasit rezident në Shqipëri. Fjala vjen gjithë diaspora mund të zgjedh vetëm pak deputetë pavarësisht numrit të madh të shtetasve që jetojnë jashtë. Pra, raporti përfaqësimit deputet/popull duhet të jetë shuuumë më i lartë.

  5. Emigrantet nuk kan te drejt me votu se votojn Salen ose Ramen thon tipat. Se ata qe jan aty qe i kan mbajt 30 vjet ne pushtet nuk i votojn dmth. Isha kalama kur e hodhen bustin e enverit e dolem ne shesh shikonim fytyren e Saliut Rames edhe Metes u bem me femije dhe prap te njejtat fytyra jan, vetem Ramizi dhe Nexhmia mungojn.

    Ata qe jetojn ne Shqiperi ja dhan timonin Rames edhe ia zhyti te gjithve.

    Jane 500k njerez qe te kan ik vitet e fundit prej atyre qe jan ne pushtet edhe se nuk shohin alternativ te opozita. Duhet digjuar edhe zeri jon se na ben te mbledhim rraqet dhe te ikim ata fis midhjet qe ulen aty ne parlament i lam te gjith mbrapa

    Une se di si do votojn te tjeret po te pakten ata njerez qe njoh dhe kam folur asnje nuk ka simpati as per ps as per pd. Mbase jan ne pakic ata qe njoh une po edhe ne Shqiperi pakic jan ata qe kerkojn alternativ e ndoshta bashkohen votat dhe dalin nja dy njerez te hajrit qe bejn ndonje gje.