Sworn enemies and foreign agencies are spreading agitation and propaganda, but our Communist People’s Party will crush the enemy.

https://i.redd.it/2hvk8jbnx1dd1.jpeg

Posted by eddie_nu

2 Comments

  1. BetImaginary4945 on

    Armiqtë e vëndit jan hajdutët e ishullit, e plazhit të popullit nuke e kthyer privat dhe shkatërruesit e traditës/kulturës shqiptare. Të gjithë të tjerat janë propagandë.

  2. Physical-Row-9705 on

    Asnje sulm per te demtuar turizmin nuk ka.
    Jane disa faktore qe ndikojne ne uljen e turisteve krahasuar me vitin qe kaloi, disa qe me kujtohen:
    1- me e rendesishmja, po ulet numri i njerezve qe kane mundesi te bejne pushime dhe ato qe kane mundesi po pakesojne ditet (nga 2 jave ne 10-12 dite psh. Shtresa e mesme eshte ne nje krize prej disa vitesh dhe ka veshtiresi per ruajtur te njejtin standart jetese.
    2- Rritja e cmimeve, qe edhe ktu ndikon rritja e pergjithshme e cmimeve te shportes, rritja e kostove te punes etj.
    3- Jane me pak turist nga Shqiptaret e Kosoves, tashme ata kane mundesi te levizin per te bere pushime edhe ne Greqi, Turqi, Bullgari etj.
    4- Duke ngritur cmimet dhe duke perdorur ne mase prenotime online si air bnb/booking, shume struktura pushimi po humbin nje pjese te familjeve shqiptare qe per vite kane zgjedhur Shqiperine per te bere pushime 10 dite e me shume. Mendoj se duhet te vleresojne me mire kete pjese, une mendoj se me mire te pranosh 2-3 familje shqiptare qe rrine nga 10 dite se sa 10 prenotime te huaja qe rrine nga 2-3 dite. Shume prenotime bien dhe shpesh u mbeten edhe bosh. Familjet shqiptare, mendoj une, jane pushues te mire dhe vetem per hall te madh te terheqin prenotimet.
    5- Konkurrenca, ke vende ne Korfuz, Puglia me te njejtat cmime si ne jugun e Shqiperise dhe te arritshme me veture.
    Nese une shoh qe ne Dhermi, Himare, Qeparo, nje shpi e thjesht kushton dyfish dmth nga 50-80 euro ka vajt ne 100-150 euro, mund te zgjedh edhe Korfuzin ose Puglian.
    6- Kushtet, ne Shqiperi jane rrit cmimet por ne shume vende nuk ka kushte te duhura. Nuk ka depurator per ujerat, nuk ka kontrolle per ndotjen e ujerave. Infrastruktura eshte e dobet dhe e mbingarkuar. Parking, plazhe publike e banjo nuk ka, ushqimet dhe produktet e dyqaneve jane me shtrenjt se ne vendet fqinje dhe me pak te kontrolluara (1 pako Barilla ne jug ishte 2 euro).
    7- Edhe ne kuptimin e turizmin eshte nje rremuje e madhe, kaos si ne cdo ne Shqiperi. Ashtu sic jane sherbimet ne shendetesi, arsim, social, infrastrukture ashtu eshte rremuje edhe ne turizem. Mund te kuptoj qe jane disa zona shume te shtrenjta, ku do te kene mundesi te shkojne vetem te pasur por jo e gjithe vija bregdetare. Kuptoj qe Palasa, Dhermiu, Jala nuk jane per shtresen e mesme dhe pranohet, por jo Saranda, Vlora, Spille, Durres, Golem, Shengjin, Velipoje, Himara, Borshi etj.